Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë reaguar ndaj protestës gjithëpopullore kundër masave të reja antiCOVID-19 që do të mbahet në ora 11:00.

Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thonë se mbesin të distancuar nga kjo protestë dhe nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin pandemisë COVID-19.

“Të dashur qytetarë, gastronomë, institucione të vendit. Jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë. Poashtu, jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Mbajeni maskën, mbajeni distancën. #gastroshembull #nolockdoën”, shkruhet në reagimin e shoqatës./21Media