Kujdes 100 eurot e falsifikuara ende në qarkullim

Në Kosovë ende po vazhdon qarkullimi i monedhave të falsifikuara kryesisht 100 euro.
Një rast i tillë është raportuar dje në Rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Ankuesi ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në kioskë me datë 06. 04. 2022 ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
Po ashtu në Prishtinë dje rreth orës 10:00 një punëtore e një banke ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave të deponuara ka hasur në dy kartëmonedha njërën 100 euroshe dhe tjetrën 20 euroshe të falsifikuara. Policia bën të ditur se monedhat e dyshuara janë konfiskuar./21Media

Back to top button