Kujdes nga ortekët!

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga ortekët, kjo pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erërat e forta.
Në njoftimin e këtij shërbimi thuhet se disa pjesë në zonat malore të rajonit kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.
Sipas njoftimit rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.
“-Mos skijoni jasht shtigjeve të skijimit!
-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.
-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.
-Përdorimi i pajisjeve të sigurise për ortek është i domosdoshëm!”, thuhet në thirrjen e tyre./21Media

Back to top button