Vëllezërit s’mund ta ndajnë “tokën e babës”, njëri përfundon në spital
Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Viktima raportohet se ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në Viti.
Ndërsa, Policisë ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media