Arrestohet babai që ushtroi dhunë ndaj djalit

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar (i mitur)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas kësaj viktima është dërguar në strehimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button