Kuka pas fitores së Distrisë: Parisi tashmë mirë e fuqishëm e njeh Kosoven tonë!

Trajneri Driton Kuka ka reaguar pas paraqitjes së sotme të xhudistëve nga Kosova në Grand Salm Paris 2024.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë
“Edhe një herë Shqip në Bercy Paris kësaj radhe Distria e artë!
Performancë e bukur e Disit,në garën më të bukur me përplot shikues me siguri mbi 15 mijë!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ai po ashtu komentoi edhe perfromancën e xhudistëve të tjerë duke e cilësuar.

“E shkelqyeshme edhe Nora e 5 humbi për medalje por ajo po shpresoj shumë do vij aty ku duhet në pikun e saj të formës!Flaka po ec dita ditës drejt niveleve më të larta,mbeti pa plasman por i sigurt jam që do ec tutje drejt medaljeve të mëdha!”

“Grand Slam Paris …
Distria Krasniqi e artë
1000 Pikë
Nora Gjakova e 5
360 Pikë
Flaka Loxha në 16 më të mirat
160 Pikë “, ka shkruar Kuka

Ai paralajmëroi se edhe nesër e pasnesër janë pesë garues nga Kosova për të cilët tha se pret luftëra të mira e suksese të reja.
“Xhudo jep shumë për Kosoven e popullin Shqiptar me suksese e medalje e jo ndryshe!”, ka përfunduar Kuka.

Back to top button