Franca kërkon pezullimin e rregullores së BQK-së: Të negociohet në kuadër të dialogut

Franca ka shprehur shqetësimin për hyrjen në fuqi më 1 shkurt të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që lejon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës.

Sipas reagimit të Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës  vendimi është marrë në mënyrë të nxituar dhe të pakoordinuar, “do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, e cila në masë të madhe varet nga pagesat e bëra në dinarë serb nga Serbia.”

Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni.

“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button