Personi që u martua më së shumti herë në botë

Libri i Ginisit të Rekordeve botërore ka të regjistruar një rekord, që vite më parë ka bërë bujë në botë. Fjala është për personin që u martua më së shumti herë në botë.

Në një sallë gjyqi në Arizona në fillim të vitit 1983, u mor vendimi për 53 vjeçarin Giovanni Vigliotto. Ky person zbuloi gjatë gjykimit se ishte martuar me 105 gra. Ai i kishte bindur ato që të shisnin gjërat që posedonin, dhe i kishte braktisur pa u dhënë kurrfarë sqarimi. Në gjyq më parë nuk ishte dëgjuar një tregim si i tij.

Për jetën e këtij personi ka treguar kryeredaktori i librit të rekordeve botërore Ginis, Craig Glenday.

Ai ka treguar se të gjitha mashtrimeve të tija i erdhi fundi. Njëra prej grave me të cilën u martua ishte Sharon Clark nga Fremont, Indiana. Ajo ishte menaxhere e përgjithshme e një parku lojërash me temë fshati në Indiana. Clark ishte grua shumë e vyer, por jeta i ndryshoi kur takoi Vigliotto-n. Ata u takuan në një treg vjetërsirash në Arizona, në vitin 1981. Ai i shprehu interesimin për tregun e vjetërsirave, dhe i kërkoi të jepte me qira një pjesë të pronës.

Kështu, ai u në bashkëpunëtor i saj i besueshëm. Katër muaj më vonë, ai kërkoi që Clark të linte punën, dhe të shkonte në udhëtim me të. Ata shkojnë në udhëtim rreth SHBA-ve. Clark u dashurua në Vigliotto-n, pasi që ai ishte e karizmatik dhe i shoqërueshëm. Çifti u martua me 13 qershor të vitit 1981 në Tenesi.

Por, Viglioto filloi me mashtrimet. Ai i mori Clark 51 mijë dollarë kesh dhe disa artikuj antik. Iku dhe më nuk u takua me të. Clark mbeti pa cent në xhep dhe e hutuar.

Megjithatë Clark vendosi ta ndiqte. Ajo kërkoi dëshmi për të, dhe zbuloi atë që nuk e kishte pritur. Gjeti një hartë rruge të tij, në të cilën ai kishte qarkuar tregjet e vjetërsirave në të cilat kishte qenë dhe filloi ta ndiqte.

Pas disa muajsh frusrimi, ajo u përball me të në një qendër tregtare në Florida.

Ai iku, por ajo e ndoqi, dhe në tërë këtë u ranë në sy forcave të sigurisë pasi që ajo ia shpërtheu gomat e veturës. Ata ndaluan dhe e arrestuan Viglioton.

Ky person i ishte shmangur policisë me dekada, me shfrytëzim të 120 peudonimeve. Pas arrestimit, në sipërfaqe dolën gra të tjera të cilat kishin pasur probleme të njëjta me të si Clark.

Prokurorët kaluan disa javë duke u munduar të nxirrnin të vërtetat nga jeta e tij.

Ngjarja dukej sikur të ishte nga ndonjë serial.

Prokuroria vendosi që të merrte seriozisht rastin e tij. Kundër tij kishte shumë persona, me theks të veçantë gra me të cilat ishte martuar dhe të cilave ua kishte marrë pasurinë. Por asnjë nuk pranonte të dëshmonte, sepse ndiheshin të fyera.

Vigliotto nuk pranoi asgjë nga ato që thuheshin për të, në të kundërtën, sa i përket grave, ai ka thënë se ato i tërhiqte sikur lulet që tërheqin bletët. Por kjo nuk e mbrojti atë. Ai u burgos me 34 vite minimumin.

Kryeredaktori i librit të Ginisit Glenday ka përfunduar me këtë se Vigliotto nuk u lirua kurrë nga burgu. Ai vdiq në burg si pasojë e gjakderdhjes në tru në vitin 1988.

Sipas tij, Vigliotto vazhdon të mbajë rekordin për martesën me më së shumti gra në histori./21Media

Back to top button