​Kuka: Shkëlqimi i Distria Krasniqit nuk diskutohet

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka publikuar një video me disa nga momentet e gjuajtjeve të Distria Krasniqit drejt të artës dje në Grand Slamin e Parisit, duke thënë se ekipi po ecë sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
Ai ka shkruar në Facebook se shkëlqimi i Disit nuk diskutohet, derisa garueset tjera dje e sot mbetën pa medalje.
“Me pak fat do kishim edhe medalje tjera por shkojmë më tutje. Loriana, Laura, Flaka janë garuese që vazhdimisht prekin medaljet elitare. Pas shumë sukseseve e medaljeve tash e 15 vjet me radhë janë rritur urimet nga populli shqiptar gjithandej e janë zvogëluar nga njerëzit e afërt, ndonjëherë ato mungojnë edhe nga ekipi e besa edhe ndonjë familjar. Harresë apo diçka tjetër!? Kaq sa i përket Grand Slamit të Parisit për sivjet. Ecim tutje me punë e përkushtim. Video e huazuar nga KOK”, ka shkruar Kuka./21Media

Back to top button