Kukës: U mbyt teksa po lahej në rezervuar, gjendet trupi i 19-vjeçarit

 

Polumbarët e Reneas kanë gjetur trupin e pajetë të 19-vjeçarit i cili u mbyt u mbyt në një rezervuar në Kukës.

19-vjeçari i cili ishte banues në fshatin Borje, u mbyt teksa po lahej.

”Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje”, informon policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Shishtavec./oranews

Back to top button