Thaçi shpalli heronj të gjithë policët e rënë në detyrë

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.

Këshilltari i presidentit për siguri, Bashkim Smakaj, në ceremoninë e shënimit të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, e ka bërë të ditur vendimin e Thaçit.

“Presidenti bazuar në kompetencat kushtuese që ka, me dekret presidentcial i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së rënë në detyrë”, ka thënë ai.

Ndërsa vet presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar pjesëtarët e policisë në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media

Back to top button