Kuleba kërkon që Irani të ndalojë furnizimin e Rusisë me armë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba foli me homologun e tij iranian të premten dhe i kërkoi Iranit të ndalonte furnizimin me armë të Rusisë.
“Sot, mora një telefonatë nga ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, gjatë së cilës i kërkova Iranit të ndalonte menjëherë fluksin e armëve drejt Rusisë, të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, tha Kuleba në një postim në Twitter.
Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po dërgon armë në Rusi për përdorim në Ukrainë, raporton CNN
Ukraina tha të premten se ka rrëzuar më shumë se 300 drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani që Moska po përdor për të gjymtuar infrastrukturën, sipas Yurii Ihnat, zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
SHBA, Franca dhe Britania e Madhe kanë thënë se transferimi i armëve nga Irani në Rusi do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./21Media

Back to top button