Kulla e Sheremetit pas ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese

Në Kullën e Sheremetit në qytetin e Pejës janë zhvilluar ndërhyrje restauruese dhe konservuese.
Ky aset i trashëgimisë kulturore që u shpëtua nga rrënimi dhe degradimi si ndërtim i takon gjysmës së dytë të shek. XIX-të.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se punimet tani kanë kaluar në fazën e dytë.
“Shpëtimi nga rrënimi, mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës në Facebook./21Media

Back to top button