Kultivuan kanabis, arrestohet 23 persona

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dërguar për gjykim 23 persona cilët akuzohen për mbjelljeje kanabisi në Skrapar, të Shqipërisë.
Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë policor të cilët dekonspironin operacionet e policisë dhe ndihmonin kultivuesit e drogës.
Këta persona akuzohen për kultivim kanabisi dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që arrestimet e tyre janë bërë në Berat e Skrapar. Operacioni policor për prangosjen e tyre është mbajtur në 8 janar 2021, ku u kapën 176 kg lëndë narkotike e paketuar në thasë. Janë përgjimet dhe kanabisi i sekuestruar prova më e fortë e prokurorisë për 23 anëtarët e grupit që u arrestua në Skrapar, shkruan oranews.
Të dyshuarit kishin krijuar një rrjet të mirëfilltë, që nga infrastruktura, marrja e informacioneve si dhe koordinimi për të fshehur drogën.
Lënda narkotike ishte mbjellë mes bimëve medicinale dhe parcelave me fruta perime, ndërsa për ruajtjen përdoreshin magazina dhe stalla bagëtish.
Trafikantët u ndihmuan nga 4 punonjës policie të cilët koordinoheshin për të shmangur kontrollet në parcelat e trafikantëve.
Këto persona në bashkëpunim me njëri tjetrin i kryenin grabitjet në kohën kur canabisi ishte pjekur dhe ishte koha e korrjes.

Back to top button