Lukaku përfundon testet mjekësore, gati të niset drejt Londrës

Romelu Lukaku i ka përfunduar teste mjekësore në klinikën Columbus në Milano dhe është gati të përfundojë kalimin e tij nga Interi te Chelsea.
Reprezentuesi belg po kthehet në Angli pas vetëm dy vitesh në Serie A, ku ai kontribuoi me 64 gola në 95 ndeshje me Interin.
“Nerazzurrët” kanë pranuar një ofertë prej 115 milionë eurosh për sulmuesin, i cili i kërkoi klubit ta pranojë atë, dhe do të kthehet në “Samford Bridge” shtatë vjet pasi u transferua në një marrëveshje të përhershme me Evertonin.
Ai më pas u bashkua me Manchester United, para se të kalonte te skuadra e Antonio Contes përpara sezonit 2019-20.
Lukaku shkëlqeu nën ish-trajnerin e Interit, i cili u zëvendësua nga Simone Inzaghi, por ka vendosur të ndahet me “Nerazzurrët”.
“Sky Sport Italia” raporton se sulmuesi i ka përfunduar testet mjekësore në Milano dhe tani është gati të udhëtojë në kryeqytetin anglez.

Back to top button