Kungulli me peshën më të madhe në SHBA

Kungullin me peshën më të madhe në SHBA e kultivoi mësuesi nga Minesota e SHBA-ve, Travis Gienger. Kungulli peshon hiq më pak se 2, 560 paund apo 1, 161 kg.
Ai me këtë kungull fitoi rekordin në kategorinë për kungullin me peshën më të madhe në SHBA, në garën e 49 vjetore që u mbajt në “Half Moon Bay” në Kaliforninë Veriore.
Gienger, në këtë garë fitoi edhe në vitin 2020.
Kultivuesi Gienger për këtë fitore ka thënë se fillimisht ka pritur më shumë nga gara, megjithatë është i lumtur që edhe në Amerikën Veriore e arriti këtë rekord.
Ai ka thënë se kjo garë është e veçantë. Sipas tij, në Minesota mbretëron një mot i mirë në mes të vitit, por në pranverë është pak më ftohtë. “Të fitojë këtë garë në këtë vend është si të fitohet në Tur de Frans”, ka thënë ai. Pra, për këtë garë vetëm mund të shpresohet se mund të fitohet. Megjithatë ai tha se edhe kësaj radhe funksioni.
Gienger ka treguar se rrugën nga Minesota deri në “Half Moon Bay” e ka bërë për 35 orë, në mot jo të mirë, por se mundi ia ka vlejtur.
Rekordin për kungullin me peshën më të madhe në botë e mban Italia, me kungulin që peshoi 1, 225 kg. Italia këtë rekord e arriti vitin e kaluar./21Media

Back to top button