Bogujevci i drejtohet asamblesë së KE-së: Kosova, demokracia më e gjallë në rajon

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, i është drejtuar Asmablesë së Këshillit të Evropës.
Ky është fjalimi i parë historik, ku Kosova përveç pjesëmarrjes ka pasur edhe të drejtën për fjalë.
Ajo ka thënë se Kosova është ndër demokracitë më kumbuese në Ballkanin Perëndimor.
“Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka përfunduar shumë moti. Si Kosovë, jemi Evropë dhe nuk kemi të ardhme tjetër përvec të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Bogujevci.
Më tej ajo ka përmendur se është e mbijetuar e një masakre, duke shprehur kështu mbështetjen për Ukrainën.
Videon e fjalimit të Bogujevcit e ka publikuar edhe Arben Gashi./21Media

Back to top button