Kupa e Botës, shtyhet ndeshja Skoci-Ukrainë 

Një play-off gjysmëfinal i Kupës së Botës midis Skocisë dhe Ukrainës në Glasgow, i planifikuar fillimisht për 24 mars, është shtyrë dhe ndeshja tani ka mundësi të zhvillohet në qershor, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

FIFA ka rënë dakord me një kërkesë nga Federata e Futbollit të Ukrainës. 

Fituesit e gjysmëfinales në Hampden Park do të përballen me Austrinë ose Uellsin për finalen e Kupës së Botës.

Rusia është pezulluar nga futbolli ndërkombëtar dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në play-off-in e planifikuar kundër Polonisë./21Media

Back to top button