Mbi një mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 21.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Dje janë shëruar 137 qytetarë nga koronavirusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 508./21Media

ℹ
Back to top button