Kupa e Kosovës, këto janë ekipet që sigurojnë kualifikimin tutje

 
Kanë përfunduar tetë nga 11 ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Kosovës, ku kemi mësuar tetë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në raundin e radhës, kurse tre ndeshje janë në fazën e vazhdimeve.
Skuadrat e Superligës së Kosovës si Gjilani, Drenica, Prishtina, Malisheva, Ulpiana, Ballkani dhe Llapi kanë siguruar kualifikimin tutje në Kupën e Kosovës.
Rezultatin më të thellë në ndeshjet e sotme e regjistroi skuadra e Onix, e cila e mposhti si mysafire Prizrenin me rezultat 5:1.
Drenica dhe Ulpiana shënuan fitore me rezultat të njëjtë, ku Vllaznia e Pozheranit pësoi humbje 3:0 kundër Drenicës, njëjtë sikurse Vëllaznimi që u mposht nga Ulpiana.
Fitore sot regjistroi edhe kampioni i Superligës Prishtina, e cila e mposhti me rezultat bindës 4:0 Besën e Pejës.
Ndërkaq, tre ndeshjet që nuk kanë përfunduar ende, respektivisht Ramiz Sadiku kundër Vushtrrisë, Feronikeli kundër Fushë Kosovës dhe Trepça ’89 kundër 2 Korrikut kanë vazhduar drejt fazës së vazhdimeve.
Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Kupën e Kosovës, dhe të atyre që janë në fazën e vazhdimeve i gjeni më poshtë.
A&N 0 – 1 Gjilani
Drenica 3 – 0 Vllaznia Pozheranit
Besa Pejë 0 – 4 Prishtina
Malisheva 1 – 0 Istogu
Ulpiana 3 – 0 Vëllaznimi
Rahoveci 1 – 3 Ballkani
Llapi 2 – 1 Kika
Prizreni 1 – 5 Onix
Ndeshjet drejt vazhdimeve
Rezultati momental, Ramiz Sadiku 2 – 1 Vushtrria
Rezultati momental, Feronikeli 0 – 0 Fushë Kosova
Rezultati momental, Trepça ’89 2 – 2 2 Korriku.

Back to top button