Kupa e Kosovës me histori të lavdishme

Besa Famgas, Prishtina, Kastrioti e Deçani janë skuadrat që kanë mbetur në garë për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshjet gjysmëfinale, Deçani – Kastrioti (18:00), Prishtina – Besa Famgas (20:00), zhvillohen të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Te të gjitha këto skuadra janë të vetëdijshëm për historinë e lavdishme që ka gara për Kupën e Kosovës. Është garë me traditë të gjatë e të pasur. Luhet që nga fillimi i viteve 70-ta.
Besa Famgas ka fituar në dy vitet e kaluara, kurse në vitin 2019, fitues ishte Kastrioti i Ferizajt. Kastrioti kishte ndalur serinë e Besës të nisur në vitin 2014.
Në vitin 2013 fituese e Kupës ishte Prishtina, ndërsa në vitet 2010, 2011 e 2012 Kupës iu gëzua Besa Famiglia (tani Besa Famgas).
Më poshtë paraqesim ekipet fituese që nga pavarësimi i sportit kosovar.
2020/21 Besa Famgas
2019/20 Besa Famgas
2018/19 Kastrioti
2017/18 Besa Famgas
2016/17 Besa Famiglia
2015/16 Besa Famiglia
2014/15 Besa Famiglia
2013/14 Besa Famiglia
2012/13 Prishtina
2011/12 Besa Famiglia
2010/11 Besa Famiglia
2009/10 Besa Famiglia
2008/09 Kastrioti
2007/08 Prishtina
2006/07 Kastrioti
2005/06 Kastrioti
2004/05 BESA
2003/04 Kastrioti
2002/03 BESA
2001/02 Trepça
2000/01 Prishtina
1999/00 Prizreni
1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1997/98 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1996/97 Vëllaznimi
1995/96 BESA
1994/95 Llapi
1993/94 Trepça
1992/93 Prishtina
1991/92 Kastrioti.

Back to top button