Kupchan: Qeveria të tërhiqet nga instalimi i kryetarëve në veri

Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, këto janë veprime që, në afat të gjatë, janë të padobishme dhe kundërproduktive.

“Mendoj se duhet të shohim që Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës ulen bashkë dhe përpiqen t’i përpunojnë detajet e marrëveshjes [për normalizimin e marrëdhënieve]. Vetëmenaxhimi për komunitetin serb duket të jetë një prej pengesave kryesore. Mendoj se ajo që po ndodh tani në veri, është një shpërqendrim nga ky hap i rëndësishëm i marrëveshjes”, thotë Kupchan në një intervistë dhënë REL-it.

Sipas tij, problemi i veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje të gjerë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Back to top button