Veriu, Kurti bisedon me Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

Për situatën në veri, kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, li
Kurti ka shkruar në Twitter se në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.
“Fola me SE Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 30ushtarë të KFOR-it./21Media
Spoke w/ 🇬🇧 SE Lord Stuart Peach about the outrageous attacks on Police, KFOR & journalists. In a democracy there is no place for fascist violence—no appeal from ballot to bullet. Citizens of all ethnicities have a right to full & unencumbered service of their elected officials.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023