Çitaku i kundërpërgjigjet Presidentes: Paska gjetur kohë të merret me mua

(Lajm i përditësuar)
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar presidentes së Kosovës e cila i reagoi sot Çitakut pas kritikave që ia drejtoi Osmanit që të merret me shumë me vërshimet.
Në një postim në Facebook ajo ka thënë se presidentja ka gjetur kohë që të merret me të por jo me problemin që e ka ngritur.
“Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm. Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu. Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë. Njerëzit e mëdhenj mirren me ide e kauza. Të vegjëlit mirren me njerëzit e tjerë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kupina i reagon Çitakut për presidenten: Deklarata absurde
Blerim Kupina, Këshilltar i Presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar nënkyretares së PDK-së, Vlora Çitakut lidhur me kërkesën e saj që presidentja të reagojë për vërshimet në Kosovë.
Ai ka thënë se që nga dita e djeshme, Presidenca vazhdimisht ka qenë në kontakt me institucionet relevante për t’u siguruar se ekziston mobilizim i plotë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet në komunat e Republikës së Kosovës.
“Presidentja poashtu ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë në mënyrë që të vlerësohet dëmi i bërë dhe të minimizohen pasojat në ekonomi familjare, biznese dhe në bujqësi.”, ka shkruar Kupina në Facebook.
Ai i ka quajtur absurde deklaratat e Çitakut duke thënë se presidentja është gjithnjë me qytetaët dhe punon për interesin e shtetit.
“Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj.Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë Presidenten. Për dallim nga znj.Çitaku, Presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Kupina./21Media

Back to top button