Kur dalin ndihmat për të prekurit nga Covid dhe ndihmat bujqësore

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët se pagesat e premtuara për të prekurit nga Covid, grantet për bizneset dhe ndihmat bujqësore do të bëhen në momentin kur Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat.

“Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilen pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij “Facebook”.

Ahmeti në nëntor kishte premtuar që çdo qytetar i Prishtinës, i konfirmuar me COVID-19 në listat e IKSHP, do të subvencionohet me 50 euro në emër të shpenzimeve shëndetësore.

Ndërsa një muaj më parë Komuna e Prishtinës ka vendos me i ndihmu bizneset e goditura gjatë pandemisë me një fond.

“Krejt bizneset mikro dhe të vogla (të regjistruara në ARBK – nivel qendror) para janarit 2020 kanë pas të drejtë aplikimi. Klasifikimi i biznesit në mikro dhe të vogla bëhet nga Administrata Tatimore (nivel qendror). Po ashtu kemi kërkuar që bizneset të jenë të goditura direkt nga vendimi i qeverise me ndalim direkt të atij aktiviteti përmes kodit të aktivitetit. Pra krejt këto kritere nuk janë sipas tekeve të komunës. Për të mos qenë subjektiv ne kemi dhënë shuma të barabarta për krejt bizneset e një niveli. 7,000 kanë aplikuat online në proces transparent. Lista është dërguaf në ATK për të konfirmuar se a janë nga Prishtjna, a janë mikro dhe të vogla dhe kodin e aktivitetit”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook./21Media

Back to top button