Policia ende në kërkim të 15 vjeçares

 

Që nga mëngjesi i 22 janarit familja e 15-vjeçares nga Prizreni nuk di se ku është vajza e tyre.  Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaban Osmanollaj tha se policia po vazhdon hetimet për gjetjen e 15-vecares.

Rasti në polici ishte raportuar nga familja e saj.

“Më 22 janar, rreth orës 07:00 mëngjesi prindi i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti ka ndodhur në rrugën “Arta” në Prizren”, tha ai.

Osmanollaj për rtv21.tv tha se në përpjekje për të gjetur vajzën, polica po vëzhgon kamerat dhe numrat e kontakteve, po ashtu është në bashkëpunim me familjen për dyshimet që familja po i paraqet, por, të cilat deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme./21Media

Back to top button