Kur do të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve?

Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka dhënë detaje sonte për RTV21 në lidhje me fillimin e numërimit të votave me postë.
Elezi ka folur edhe në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku sipas tij brenda 2-3 dite mund të arrihet ky rezultat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 16:00 ka filluar me numërimin e fletëvotimeve, të cilat janë dërguar nga jashtë gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor.
Zëdhënësi i KQZ-së kishte bërë të ditur për rtv21.tv se nga ky proces i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë 19 komunave të ndryshme./21Media

Back to top button