Kur duhet ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar Covidin

Infektologu, Lul Raka tregoi se kur mund ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar virusin Covid-19.
Raka sot në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 u shpreh se vaksina mund të merret pas 3 ose 9 muajsh, ndërsa shtoi se në shtetet e Evropës këta persona vaksinohen pas 6 ose 9 muajsh.
Megjithatë, ai tha që këta persona nëse dëshirojnë mund të vaksinohen menjëherë pas 28 ditësh.
Infektologu theksoi se me praninë e variantit “Delta” është e preferueshme që të merren dy dozat e vaksinës./21Media

Back to top button