Kur ‘hajni’ bëhet për spital

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar për vjedhje kanë hyrë në një banesë në rrugën Xhavit Bajraktari mbrëmë në Prizren.
“Të dyshuarit pasi kanë vërejtur se është kthyer pronari, njëri nga ta duke tentuar për të ikur ka kërcyer nga kati i IV i banesës, me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policies së Kosovës (PK).

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button