“Kur hy në ahër, ndihem mirë, ëndërroj ta kem një shtëpi në fshat”

Aktorja e njohur, Shëngyl Ismaili sonte në emisionin veror, “21 Gradë” të RTV21 tregoi se i pëlqen jeta në fshat. Ajo tha se i do kafshët dhe se kur hynë në stallë të lopëve, ndihet mirë.
Artistja u shpreh se ende çuditet me veten që jeton në qytet e jo në fshat, shkruan rtv21.tv
“Shkojsha shumë shpesh në fshatin e mamit, edhe domethanë senin e parë që e bojsha, thojsha qomni qatje ku duhet me lëvru, shtimni me lëvru, me hyp n’traktor, po du me marrë lopën edhe me qitë lopën me kullotë, nuk kisha frikë, kisha shumë qef me u mësu me mjelë lopën”, tha ndër të tjera aktorja.
Ismaili shtoi se ëndërron ta ketë një shtëpi të vogël në fshat edhe të merret me punët e fshatit./21Media

Back to top button