“Kur zemra nuk është mirë s’është mirë as Kosova”

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit

Nga Drenasi, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti u ndal tek Ferronikel si pjesë e kësaj ane.

Ai u shpreh se Ferronikel falë qeverisë që u udhëheq nga ky subjekt sot është realitet dhe ka filluar të punoj. “Shpresoj se në vitet e ardhshme do të rritet numri i punëtorëve në Ferronikel”, tha Hoti.

Ilir Deda nga Alternativa, tha se është kënaqësi të jesh në zemren e Kosovës në Drenicë por kur zemra nuk është mirë s’është mirë as Kosova. “Po te kishin dasht Drenicën se kishin lon Drenicën me papunësinë më të madhe me varfërinë më të madhe.. Drenica ka me u rimkëmb me plan ekonomik dhe këtë mund ta bëjë vetëm ky koalicion”, tha Deda në Drenas.

Back to top button