Kurteshi shpalos planin e VV për testimin PISA

Vetëvedosje do të bëjë testimin e mësimdhënësve

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në “Debat Përnime”, tregoi në cilin vend do ta renditin Kosovën në listën e PISA-së nëse u jepet mundësia të qeverisin vendin.

“ Nuk mendojmë që kjo lëvizë shumë shpejt, por lëvizjet pozitive do të vërehen  në vitin e parë për shkak të përkushtimit, angazhimit dhe të ndërrimit të opinionit të një pjese të mësimdhënësve, jo të gjithëve që shkojnë në shkollë dhe me të vërtet nuk e kryejnë punën  si duhet”, tha Kurteshi.

Ai tregoi se gjatë qeverisjes Vetëvedosje do të bëjë testimin e mësimdhënësve, të cilët do të klasifikohen në bazë të diturisë, në mësimdhënës shumë të mirë, të mirë dhe mjaftueshëm të mirë, ndërsa ata që nuk tregojnë sukses në testim do të largohen nga sistemi arsimor./21Media

Back to top button