“Do ta ngjisim Kosovën në mesin e tabelës së “Pisa-s”

“Rezultatet ndërrohen duke ndryshuar ligjet”

Në emisionin “Debat Përnime” përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK- Nisma, Jonuz Salihaj lidhur me raportin e Pisa-s tha se me ardhjen e tyre në Qeveri do ta ngjisin Kosovën në mesin e tabelës Pisa-s.

Dhe kjo sipas tij do të bëhet me një monitorim, inspektim dhe me një përcjellje permanente të punës së mësimdhënësve.

“Rezultatet ndërrohen duke ndryshuar ligjet duhet të jetë pak ma i ashpër sepse jo çdokush duhet ta marrë dëftesën nëse nuk ka njohuri elementare. Arsimtarët të paguhen nga performanca. Kemi dështu në testin PISA. Deri në fundit të mandatit kemi me ngjit në mes të tabelës”, tha Salihaj./21Media

Back to top button