"Vetëvendosje do të ketë arsimin prioritet në qeverisje"

“Vetëvendosje do të ketë arsimin prioritet në qeverisje”

Në emisionin “Debat Përnime” përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Ismajl Kureshi tha se i përketë rritjes së buxhetit në arsim subjekti i tyre synon që në dhjetë vitet e ardhshme buxhetit aktual t’i shtohet çdo herë nga 200 milionë euro.

“Do të zvogëlojmë 17 km asfallt në Kosovë të autostradës që është ma e shtrenjta në botë dhe do ta realizojmë këtë synim tonin” tha Kurteshi.

Ndërsa Arbërie Nagavci, përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje premtoi se ky subjekt do të ketë arsimin prioritet në qeverisje.

Ajo ndër të tjera premtoi hapjen e 160 çerdheve të reja si pjesë e programit qeverisës të VV-së./21Media