Për koalicionin LDK-AKR-ALT-LD prioritet cilësia në arsim

Demi- Murtezi:  Asnjëherë nuk është bërë çfarë rinia e ka merituar

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, Valon Murtezaj theksoi se të rinjtë janë pasuria kryesore e Kosovës.

‘Në këto 20 vitet e fundit apo edhe më gjatë, ne tërë kohën kemi thënë që faktori njeri  dhe sidomos të rinjtë e Kosovës dhe të rejat janë resursi apo burimi kryesor i Kosovës”, tha Murtezaj.

Sipas tij, pasuri tjetër e vendit është diaspora e cila në masë të madhe është e shtrirë në të gjitha vendet e Evropës dhe botës, shkruan rtv21.tv

“ Për të dy këto kategori, arsimi është qenësore, nëse ne mund ta konsiderojmë dhe do ta konsiderojmë që të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, janë pasuri pra pikë fort e Kosovës atëherë ata duhet të jenë të mirë arsimuar, në mënyre që të jenë në gjendje që të gjejnë punë dhe të konkurrues brenda  dhe përtej kufijve të Kosovës”, përfundoi Murezaj.

Nga ana e saj, Labinotë Demi- Murtezi, tha se cilësia në arsim mbetet ndër prioritetet e programit të AKR-së.

“Debatet për arsimin asnjëherë nuk kanë pasur të ndalur, por asnjëherë nuk është bërë çfarë rinia e ka merituar”, tha Demi-Murtezi, duke shtuar se arsimi ka qenë ajo që vet shteti e ka neglizhuar, por për AKR-në dhe partnerët në koalicion, prioritet mbetet cilësia në arsim./21Media

Back to top button