Kurti: Askush në mesin diplomatik s’duhet të ndihet fajtor, vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti organizoi pritje për ndër të nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë,.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se “Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisëskush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. ”.

Kurti i shprehi mirënjohje e falënderim ndaj çdo vendi anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

Kurti tha se “aleatët në qiell, aeroplanët miqësorë lart, ikja e trupave armike, kështu dukej shpresa e popullit atëherë, për përfundimin e luftës dhe ardhjen e lirisë dhe paqes”.

“24 vjet më parë në këtë ditë unë vetë u mbusha 24 vjeç, që është gjysma e jetës sime sot. E sa herë që në burg më pyesnin për datën e lindjes, përgjigja ime nuk ishte menjëherë e besueshme dhe supozohej se ishte një provokim. Prandaj, unë festoj në një mënyrë të dyfishtë që atëherë”, deklaroi Kurti./21Media

Back to top button