Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje: Sabotim e vonim i reformave
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpall të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokuorial të Kosovës, erdhi edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka tha se ky vendim është sabotim dhe vonim i reformave në drejtësi.
“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”.
Ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, janë miratuar më 23 qershor të vitit 2022, me 60 vota pro e një abstenim.
Ndërkoë në korrik të po atij viti ky ligj është dërguar në Kushtetuese nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK./21Media