Kurti- Bashkim Jasharit: Ushtria është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur sot në takim Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e ka uruar edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i ka dëshiruar suksese të njëpasnjëshme.
‘’Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë’’, ka thënë Kurti.
Me Komandantin e FSK-së Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.
Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e ka falënderuar Kurtin për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij./21Media

Back to top button