Sot bëhet ndarja e çmimeve në “Art Without Limit”

Festivali “Art Without Limit” sot përmbyll edicionin e dytë të tij, i cili filloi më 1 dhjetor.
Sot bëhet ndarja e çmimeve për pjesëmarrësit, me fillim nga ora 18:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Një juri në përbërje të: Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi, Agron Domi, Donna Russo, Lou Figueroa, Rolf Killius, do të ndajë 12 çmimet e Festivalit./21Media
“Pas shfaqjes së 50 filmave të mrekullueshëm nga e gjithë Bota në programin dy ditor të “Art Ëithout Limit International Film Festival”ku salla e kinemasë Armata çdo moment ishte përplot me dashamirë të filmit dhe kinemasë,kemi mbyllur me sukses programin e shfaqjes së filmave! Sonte me datë 03/12/2021 për nderë të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ju ftojmë në TEATRIN KOMBËTAR të Kosovës në ora 18:00 në ceremoninë mbyllëse të Festivalit, ku do kemi një program të veçante dhe do të ndajmë çmimet për filmat fitues”, thuhet në postimin në Facebook.
AWLIFF është organizuar nga një grup i grave artiste dhe NGO “Art Ëithout Limit” me drejtoreshë ekzekutive, Ganimete Sava, ndërsa drejtor Artistik regjisori, Burim Haliti dhe drejtor i programit, Michael Stoeger./21Media

Back to top button