Vdiq një person në Prishtinë pas lëndimit në vendin e punës

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi ishte lënduar në vendin e punës.
Lidhur me rastin që ka ndodhur dje në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, Policia ka intervistuar pesë dëshmitarë.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim,  ka pësuar lëndime trupore. I njëjti pasi është dërguar në QKUK,  mjeku kujdestar ka konstatuar  vdekjen e viktimës.  Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button