Kurti: BE është projekti më i rëndësishëm politik, duhet ta ushqejmë dhe ta mbrojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm politik që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë adresimit të tij në Forumin Ekonomik të Delphit, që po mbahet në Greqi, Kurti tha se një projekt të tillë e të rëndësishëm, duhet “ta ushqejmë” dhe “ta mbrojmë”.

“BE-ja është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilin ne duhet ta ushqejmë dhe mbrojmë. Në qershor do të bëhen njëzet vjet nga Samiti i Selanikut dhe premtimi për anëtarësim në BB. Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri”, shkroi Kurti në Twitter./21Media

Back to top button