Lajçak: S’është koha për ta hapur Urën e Ibrit

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten se nuk është koha për të hapur për qarkullim Urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën me pjesën veriore të Kosovës.

Këtë Lajçaku e ka thënë në kuadër të Forumit të Delphit në Greqi, të premten. Sipas tij, aktualisht s’është koha e duhur për ta hapur për qarkullim këtë urë.

“Përderisa flasim, në Mitrovicë ka kërkesë për ta hapur urën dhe atmosfera dukshëm s’është e duhura për këtë. Dua ta shfrytëzoj këtë panel që të dërgoj mesazh se kjo është platforma e duhur (për dialogun), ky plan është fitore e dyfishtë, ka shumë përfitime për të dyja palët dhe duhet të respektohen vijat e kuqe”, ka thënë Lajçaku duke iu referuar Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit./21Media

Back to top button