Kurti beson se Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte të mëtejshme

(Lajm i përditësuar)

Kurti beson se Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte të mëtejshme

Kryeministrin Albin Kurti pas bisedës me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është shprehur optimist se Franca do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa parakushte të mëtejshme.

“Në një telefonatë me presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me votimin historik të Asamblesë Parlamentare. Gjithashtu insistove në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.


Macron telefonon Kurtin, e lidh anëtarësimin në KiE me Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në telefon të martën me presidentin e Francës Emmaul Macron.

Kreu i Francës i ka kërkuar kreut që të veprojë shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Siç njofton presidenca franceze, “Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian”.

“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetje ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në njoftim, thuhet po ashtu se presidenti Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Ndër të tjera, Macroni ka shprehur keqardhje për dështimin e votimit për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

“Ai përsëriti nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, u tha ndër tjera në komunikatën e Presidencës së Francës.

Back to top button