Kurti: Betimi i kryetarëve të rinj në veri në ndërtesa publike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mbajur të mërkurën më 24 maj, ka bërë të ditur se kryetarët e ri të tri komunave të banuara me shumicë serbe, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, do betohen të enjten.

“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seanca konstituive dhe betimi i tre kryetarëve të rinj”, tha kryeministri, pa përmendur se për çfarë ndërtesash bëhet fjalë.

Nesër do e bënë betimin kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Betimin Hetimi nuk do e bënë në objektin e komunës, për RTV21 kanë thënë se ceremonia e betimit do mbahet në Bistricë.

Kujtojmë se, nesër do betohet  edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar kryetari Zeqiri.

“Do ta bëj betimin më 25 maj në Çabër, objekti i komuniteteve për kthim”, ka thënë ai.

Gjithashtu nesër do e bënë betimin edhe kryetari i Zveqanit, lir Peci nga radhët e PDK-së.

RTV21 merr vesh se Peci betimin për kryetar do ta bënë në Boletin, sipas burimeve, i njëjti nuk do ta bënë betimin në objektin e komunës se Zveqanit

Betimi do bëhet në ora 10:00. RTV 21 ka mësuar se Peci ka thirrur asamblenë komunale të jenë të pranishëm në ceremoninë e betimit të tij./21Media

Back to top button