Kurti bisedë telefonike me Sarrazinin, theksohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin është theksuar që të zbatohet pa kushte Marrëveshja e Brukselit me Serbinë.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se veç Marrëveshjes së Brukselit, kanë diskutuar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Pata një telefonatë shumë të mirë mbrëmë me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, mbi zbatimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të Marrëveshjes Bazë & Aneksit në dialogun e Brukselit. Theksuam rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button