Plagosja në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

(Lajm i përditësuar)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen e personit afërsi të gjykatës në Gjakovë.

“Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e përmendur dhe dy fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Plagoset një person në Gjakovë, Policia jep detaje

Një person është plagosur sot në afërsi të gjykatës në Gjakovë, dhe i nëjjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të kësaj komune.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ – Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë).

Elezaj ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button