Kurti bisedoi me nënsekretarin e Shtetit: Fokusi marrëveshja në njohje reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka biseduar në telefon të premten me nënsekretarin e Shtetit amerikan, Derek Chollet.
Sipas njoftimit për media, gjatë bisedës është diskutuar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë me qendër njohjen reciproke
“Një bisedë telefonike e sinqertë dhe e rëndësishme me nënsekretarin e Shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button