Kurti bisedon me Peachin: Qëllimi ynë, qasja në zyre për kryetarët e zgjedhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka biseduar me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peachin, të cilit ia ka shpjeguar se qëllimi i vetëm i qeverisë së tij është që t’i sigurojë qasje në zyre kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore.

“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akces në zyrat për kryetarët e zgjedhur të bashkive dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me MB-në dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kreu i ekzekutivit tutje ka shprehur angazhimin për të punuar me Britaninë e Madhe dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes bazë./21Media

Back to top button