​Mustafa: Grupet e Vuçiqit nuk mund të sjellin pikëpyetje për pavarësinë e Kosovës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shkruar se nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, Pavarësinë e Kosovës.

Mustafa duke iu uruar fillim të mbarë kryetarëve të zgjedhur në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, ka shkruar në Facebook, se përkrahja dhe kritikat që vinë nga miqtë tonë në përgjithësi, SHBA në veçanti janë të mirëpritura dhe ndihmojnë gjithanshëm vendin tonë.

Back to top button