Kurti bisedon me Sarrazinin: Jemi të përkushtuar ndaj dialogut të hapur

Në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër, Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë me e të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin
Kurti ka thënë se vazhdon të jetë konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.
“Në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër, bisedova me të dërguarin special Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Ahead of the next high-level meeting in Ohër I spoke w/ 🇩🇪special envoy @ManuelSarrazin. We continue to be constructive, creative & committed to open & substantial dialogue toward an agreement for full normalization of relations. I thanked him for his role and continuous support.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 16, 2023
Takimi i lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 18 mars, në Ohër./21Media